Aksidenti që la të vdekur 4 të rinj në Shqipëri, arrestohet shoferi i betonieres

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shqipëri, ku vetura është përplasur me një betoniere.

E shoferi i betonieres është arrestuar për veprën penale ” shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe ” largimi nga vendi aksidentit”.

Ndërkohë është shoqëruar në polici edhe një person tjetër, me detyrë menaxher i firmës ku ishte i punësuar ai,  për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”,”shkelje e rregullavë në punë”, ” Punësimi i paligjshëm”, ” fshehje të ardhurave dhe tatimeve”, ndërkaq raportohet se pronari i kësaj firme është në kërkim./Abcnews.al