Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Bekim Berisha” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.