Aksidenti në Korçë: Arrestohet i dyshuari që e goditi për vdekje 65 vjeçaren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e së shtunës në Korçë.

Viktima, S.Q (grua) 65 vjeçare, u godit për vdekje nga një automjet që e drejtonte 27 vjeçari G.M.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, derisa sot Policia e Shtetit njofton se i njëjti është arrestuar, transmeton klankosova.

Ai tani ngarkohet me dy vepra penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Prokuroria i ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe tani priten veprime të mëtutjeshme.