Dy personat e transferuar në QKUK, pas aksidentit në Gjilan, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar për KosovaPress përmes telefonit nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka bërë të ditur se të dy personat janë shtrirë në Klinikën e Intensives në QKUK.
Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Dy nga 16 të lënduarit në aksidentin e sotëm janë transferuar për trajtim në QKUK.