Aksidenti me tre të vdekur në magjistralen Pejë-Mitrovicë, policia jep detaje shtesë

Kanë mbetur të vdekur tre persona mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një veture tjetër zyrtare të Policisë së Kosovës

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tre personave, dy gra dhe një burrë, ndërsa lëndime kanë marrë katër zyrtarë policor të cilët janë dërguar në QKUk për tretman mjekësor.

Lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Rajonale Mitrovicë – Pejë Fsh. Çubrel / 26.01.2025 – 18:40. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëra veturë civile dhe tjetri automjet i PK-së), ku si pasojë e aksidentit tre persona (civil) një mashkull dhe dy femra kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtar policor meshkuj kosovarë dhe një person (civil) mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, institucionet kompetente IPK-ja dhe prokurori i shtetit. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, përderisa lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime.