Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Jagodë të Klinës.
Nga kjo ngjarje e rëndë të lënduar kanë mbetur edhe tre persona, të cilët po trajtohen në Emergjencën e Pejës.
“Ende janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit. Nuk dihet ende për gjendjen e tyre”, deklaroi për Klankosova.tv Besnik Ibraj, shefi i Emergjencë së Pejës.