Aksidenti i rëndë në Shqipëri, Edi Rama publikon pamjet

Sot një policin i Shqipërisë, Kladi Mustaj, ka bërë një ndërhyrje të guximshme duke shpëtuar jetën e tre qytetarëve të cilët ishin aksidentuar në rrugën Levan-Fier.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale duke theksuar se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë uniformën, por nga mijëra burra, gra e të rinj që shërbejnë me përkushtim.

Ai përmendi shembujt e Agim Trocit, që u hodh në flakë për të shpëtuar të tjerët, dhe Klajdi Mustajt, i cili shpëtoi tre qytetarë të lënduar nga një aksident në aksin Levan–Fier..


‘‘Respekt🤍

Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier’’, ka shkruar Rama.