Aksidenti horror i merr jetën 22-vjeçarit në Formula 2 (video)

Shoferi francez, Anthoine Hubert ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik gjatë garës në Formula 2 në Grand Prix-in belg.

Hubert goditi një pengesë dhe u përplas nga Juan Manuel Correa ku edhe mori plagët e rënda që i kushtuan vdekjen.

Rrëzimi ndodhi në Radillon, kreshta e një kodre të pjerrët dhe që përfundonte me një kthesë të sheshtë që fshihej majtas, ku makinat zakonisht udhëtojnë rreth 300 km.

22-vjeçari francez Anthoine Hubert goditi murin në pjesën e jashtme të qoshes, pas kontaktit me makinën e Giuliano Alesi. Pastaj shoferi ekuadoro-amerikan Juan Manuel Correa, vetë përfundoi jashtë linje dhe nuk u kap me kamerat.

Hubert u transmetua në aeroportin lokal dhe iu nënshtrua kujdesit mjekësor por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

Tre shoferë të tjerë morën dëme në aksident, por u shfaqën të pa probleme serioze më pas.

https://youtu.be/6UCPFvo3LBQ