Aksidenti fatal në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar, policia jep detaje

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti, ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi sonte në fshatin Kutlloc të kësaj komune.

Zaiti tha se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur një person i moshës rreth 31 vjeçar.

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti.