Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, Policia jep detaje

Një aksident zingjiror mes katër automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, teksa të lënduar nuk ka.

“Në orët e hershme të mëngjezit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilanë është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hashani./Reporteri.net