Të dielën në mëngjes, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave, ku lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.
Të lënduarit ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në QKMF Skënderaj, kurse për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë, thuhet në raportin e Policisë.