Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Prizren, ku si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “William Walker” në Prizren, ku në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, po ashtu janë shkaktuar dëme materiale.
Nuk është raportuar për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për një shtëpi./Gazeta Express