Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, raportohet se ka të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, duke shkaktuar kolona të gjata.

Pamjet e publikuara nga “Drenica Online”, dëshmojnë trafikun e bllokuar në atë zonë.

Krahas videos është raportuar për tri vetura të aksidentuara dhe për persona të lënduar.Lidhur me aksidentin Gazeta Express është në pritje të përgjigjes nga policia.