Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka nodhur në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai njoftoi se sot rreth orës 13:25, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-Istog. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne rrugën ‘ lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Istog, për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova.










