Ak*sident në rrugën Komoran – Carralevë, hu*mb jetën një person

Një person ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran – Carralevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një  automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton PK.

The post Ak*sident në rrugën Komoran – Carralevë, hu*mb jetën një person appeared first on Kosovapost.net.