Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale që lidh Prishtinën me Pejën, në afërsi të fshatit Koreticë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi:

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”.