Aksident në kryeqytet, goditen disa vetura (PAMJE)

Një aksident trafiku është regjistruar ditën e hënë në Prishtinë.

Sipas pamjeve nga IndeksOnline, shihen se janë goditur disa vetura. Duket se këto vetura kanë qenë të parkuara.

Nuk dihet se a ka të lënduar, sakaq Klankosova.tv, ka kontaktuar më policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.