Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali.
Sipas mediave nga vendi fqinj një 25- vjeçare me origjinë shqiptare, pasi parkoi makinën e saj Fiat Punto, tentoi të kalojë në anën tjetër të autostradës, por u përplas tragjikisht nga një makinë.
L.I., 25 vjeç, banuese në Alba dhe me origjinë shqiptare humbi jetën menjëherë.
Përpos përpjekjeve për ta mbajtur në jetë nga mjekët e mbërritur me urgjencë ajo nuk ka mundur tja dalë.
Ishte shoferi i makinës që e përplasi, ai që lajmëroi ambulancën dhe policinë.
Ndërsa përfundoi edhe ai në urgjencë për shkak të shokut që pësoi.