Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Dollc të Klinës, në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili foli për lajmi.net, në incident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim në repartin e Emergjencës. Policia njofton se lëndimet e tyre nuk janë serioze.

“Rreth orës 17:20 minuta policia është njoftuar për një aksident në Dollc të Klinës, magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, lëndimet nuk janë seriozë”, tha Gashi./lajmi.net/