Aksident në Baballoq të Deçanit, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Baballoq të Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.