Në autostradën Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, dy mjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeç. Në mjetin me drejtues shtetasin E.P. ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin mjekësor./Top Channel/