Ak*sident mes tri veturave në Prishtinë, lë*ndohet një person

Tri vetura janë aksidentuar sot rreth orës 15:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Si pasoj e aksidentit, një person është lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën.

‘Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

The post Ak*sident mes tri veturave në Prishtinë, lë*ndohet një person appeared first on Kosovapost.net.