Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc të Poshtëm.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Kështu ka njoftuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Nga aksidenti janë ndarë edhe pamje, ku edhe shihet automjeti rrotulluar. Përveç kësaj, aty shihen edhe forcat e FSK’së teksa ndihmojnë në largimin e personave nga automjeti.










