Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Grabovc i Poshtëm, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.”, tha Ahmeti.










