Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë rreth orës 23:55.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura”, tha ai .








