Aksident mes një veture dhe kamioni në Ferizaj, s’ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe kamioni mëngjesin e së shtunës në Bibaj të Ferizajt.

Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nuk ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Në ora 11:10 në Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident në mes të një kamioni dhe një veture , nuk është raportuar për lëndime”, thuhet në përgjigjen e Veselit.