Aksident mes një autobusi dhe veture në Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

Ai tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana./Reporteri.net