Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, një në gjendje të rëndë, policia jep detajet

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” të fshatit Grazhdanik të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se në aksident të përfshira ishin një një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas Bytyqit, të lënduar kanë mbetur ngasësi i motoçikletës, dhe pasagjeri i veturës.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Bytyqi.

Policia e Kosovës bwn apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët.