Katër persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti ndodhi mes dy veturave.
“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore./Insajderi.org/