Në mëngjesin e sotëm, ka vdekur doktorri Gjon Gjidoda, i cili po punonte në Qendrën e Kujdesit Familjar (QKMF) në Klinë, transmeton Gazeta Metro.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën Kijevë-Malishevë, ku nga plagët e marra ka vdekur doktorri Gjon Gjidoda.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e shoqëria e tij, ku janë shprehur të mërzitur për rastin e ndodhur.
Ndryshe rruga Kijevë-Malishevë është njëra ndër rrugët ku ndodhin aksidente më së shumti dhe shpesh ka aksidente me fatalitet.
Metro do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /gazetametro.net