Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj, ku ka shtuar edhe se vozitësi i veturës është arrestuar.
‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Graqanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.













