Aksident i rëndë trafiku, lëndohen pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor

Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në qytetin tonë.

Kështu ka thënë Blerton Jakupi nga LDK në Ferizaj.

Jakupi i tha Insajderit se në aksident ishte përfshirë autobusi dhe një veturë.

“Me zemër të rënduar, lutemi që gjendja e tyre të stabilizohet sa më shpejt dhe që të gjithë të kthehen shëndoshë pranë familjeve të tyre. Kam pasur nderin të punoj me këta njerëz, profesionistë, të përkushtuar, të ndershëm e me shpirt pune dhe kjo ngjarje më ka prekur thellë. Këto momente na kujtojnë sa e brishtë është jeta, sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka, dhe sa shumë duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin përtej çdo detyre apo përkatësie”, tha ai.

Insajderi merr vesh se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.