Aksident i rëndë në rrugën Levan–Tepelenë, vdes 16-vjeçari

Një  16-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën Levan–Tepelenë të Shqipërisë.

Euronews Albania raporton duke iu referuar burimeve nga vendngjarja bëjnë me dije se 16-vjeçari O. M. dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij “Peugeot”, i ka prerë rrugën një mjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga 30-vjeçari S. B. dhe po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.