Aksident i rëndë në magjistralen Suharekë-Rahovec, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Suharekë–Rahovec, saktësisht në hyrje të fshatit Dobërdelan.

Dyshohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ambulanta.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeë zyrtare rreth rastit.