Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Kukës, ku një këmbësor ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Kukës–Bicaj, në afërsi të Aeroportit të Kukësit.
Siç shkruan TCH, një automjet tip “Passat” me targa AB475SG ka përplasur një këmbësor, duke e hedhur në xhamin e përparmë të makinës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda.
Edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Kukësit.









