Aksident i rëndë në Kavajë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Kavajë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kavajë- Rrogozhinë, ku në ecje e sipër një furgon mallrash është përplasur me një automjet tip Benz.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona të cilët janë identifikuar si Mikel Baxhani 39 vjeç dhe Melisa Baxhani, vetëm 7 vjeç, raporton noa.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht të lënduarit u transportuan drejt spitalit të Kavajës, por për shkak të gjendje së rëndë janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.