Një aksident ka ndodhur në Elbasan, ku janë përplasur dy kamionë.
Ngjarja ndodhi në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh. Kamioni me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63-vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.
Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56-vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit. 56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me 63-vjeçarin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.