Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të lëndimëve të marra një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka thënë ai.