Para pak minutash një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në kryeqytet, më konkretisht në rrugën “Afrim Zhitia”.
Indeksonline mëson se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, dhe për pasojë disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ndihma e shpejtë.
Ndërkohë që me shkakun e këtij aksidenti po merren policia e Kosovës.