Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrnjas, ku një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me një automjet, ndërsa në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.
Nga informacionet paraprake raportohet për të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës, ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e pasagjerëve.
Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq, ndërsa thuhet se po ashtu një nga mjetet ka qenë më shpejtësi, duke humbur kontrollin e mjetit.