Aksident FATAL në rrugën e Kombit/ Përplasen dy autobotë, ndërrojnë jetë 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se dy autobotë janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën dy persona.

Nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që përplasja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit.

Nga aksidenti është bllokuar rruga komplet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që ambulancat shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti, u konstatua se 2 personat ishin pa shenja jete.

Kanë qenë dëshmitarët ata që lajmëruan policinë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Gazeta Shqip

Related Posts