Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.
Viktima është L. Hakrama, 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve, raportojnë mediat shqiptare.
Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë.
Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.
Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë. Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa qarkullimi në atë aks rrugor u bllokua për disa orë deri sa policia përfundoi mbledhjen e provave dhe bëri rindërtimin e skenës së ngjarjes.