Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Bresje, në drejtim të Fushë-Kosovës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Ngjarja u raportua rreth orës 16:30, kur një veturë është përplasur me një kamion në rrethana ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, emergjenca dhe zjarrfikësit.
Personi që udhëtonte me veturë është gjetur pa shenja jete nga ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen në vend-ngjarje, bëri të ditur Policia.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.” – ka bërë të ditur Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.










