AKR-ja, Dega në Mitrovicë, i beson plotësisht Arian Tahirit për Kryetar të Mitrovicës. Kryetari i saj, Gjergj Beka, sot ka nënshkruar një Marrëveshje të Koalicionit Politik me PDK-në për qeverisje lokale në 4 vitet e ardhshme.
Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, atëherë bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik.
Tahiri i ka falënderuar strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës për besimin e tyre dhe i ka garantuar se do të përkushtohen dhe do të punojnë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të Mitrovicës.
“Kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik. Sot me AKR-në e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm. Ky bashkim dhe ky bashkëpunim është në shërbim të Mitrovicës dhe do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate.
Gjergjin, strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës, i falënderoj për besimin e tyre dhe i garantoj se me dashurinë e madhe që kemi për qytetin, do të përkushtohemi dhe do të punojmë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të komunës sonë!
Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ka shkruar Tahiri.
Link: https://www.facebook.com/share/p/19m1FvxPWL/