Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zëdhënësit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës.
Në reagimin zyrtar, AKKVP thekson se pretendimet e Petkoviq janë të pavërteta dhe përbëjnë një përpjekje të rrezikshme për politizimin e çështjeve pronësore dhe përhapjen e dezinformatave.
Agjencia sqaron se rasti për të cilin bëhet fjalë ka të bëjë me pronën e familjes Ferki Shipolli, e cila është trajtuar qysh në vitin 2005. Në atë kohë, është vërtetuar se pala është posedues ligjor i pronës dhe vendimi është i formës së prerë.
AKKVP konsideron se deklaratat e Petkoviq nuk ndihmojnë në qartësimin e situatës, por përkundrazi nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe përpjekjet për bashkëjetesë.
Agjencia shpreh përkushtimin e saj për të vazhduar zbatimin e drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit që i është dhënë.
The post AKKVP kundërshton deklaratat e Petar Petkoviqit: Përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim appeared first on Kosovapost.net.