Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është mposhtur në raundin e tretë në Grand Slamin e Abu Dhabit nga Dirk Van Tichel – xhudist nga Belgjika.
Gjakova rrethin e parë e kaloi pa duel, para se në të dytin ta mposhte konkurrentin nga India, Nilesh Balhara.
Fat i keq për 23-vjeçarin, i cili nuk arriti ta përsërisë suksesin e Majlindës që fitoi të artën ditën e djeshme.