Xhudisti Akil Gjakova, është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në luftën e tretë, ai u mposht nga kundërshtari i tij brazilian, Daniel Cargnin.
Kështu Gjakova mbetet pa medalje në këtë kampionat.
Rundin e parë, xhudisti kosovar e kaloi pa luftë, derisa në të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac, të cilin e mposhti me mjaft vështirësi pas vazhdimeve.
The post Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror në Budapest appeared first on Kosovapost.net.