Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16%, e cila pritet të ketë ndikim serioz në ekonominë e vendit, duke rritur kostot për bizneset dhe duke rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve.
AKB kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të shqyrtojnë masa lehtësuese, të sigurojnë transparencë të plotë rreth këtij vendimi dhe të hapin një dialog të hapur me përfaqësuesit e sektorit privat për të gjetur zgjidhje të pranueshme.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha në tërë botën në këtë periudhë bien çmimet e energjisë elektrike dhe të derivateve të naftës në Kosovë, rritën çmimin për 16% të rrymës kurse bie mbi 15 % i derivateve të naftës. Qeveria e Kosovës zbret fitimin e kompanive të derivateve të naftes,rrit fitimin e operatorëve ekonomik të energjisë elektrike.