Akanji: Përmirësohemi vazhdimisht, ishte ndeshje e vështirë ndaj Veronës

Pas përfundimit të ndeshjes mes Veronës dhe Interit (1-2), mbrojtësi zikaltër Manuel Akanji foli për mikrofonat e DAZN. Për ndryshimin e pozicionit, ai shpjegoi: “Nuk e di pse Chivu na ndërroi pozicionet, ndoshta për shkak të kartonit të verdhë të Bisseck. Nga ajo anë kishte lojtarë më të shpejtë dhe unë mund të rrezikoja pak më shumë”.

Për ndeshjen dhe formën e skuadrës, Akanji theksoi: “Kemi përmirësime të vazhdueshme. Sot ishte një ndeshje e vështirë, por marrim me vete aspektet pozitive”.

Fjalët e tij përmbledhin një ndjesi vetëbesimi dhe përkushtimi brenda grupit të Interit, që nën drejtimin e Chivu po synon të ruajë ritmin e lartë në kampionat. Në një sfidë ku Verona tregoi forcë dhe intensitet, ndërsa mbrojtësi zviceran vlerësoi karakterin e ekipit dhe përpjekjet për të ecur përpara me qëndrueshmëri dhe fokus në detaje.

 

The post Akanji: Përmirësohemi vazhdimisht, ishte ndeshje e vështirë ndaj Veronës appeared first on Telesport.