Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”.

Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë ideale, por e dija konkurrencën”.

Për sfidën ndaj Kosovës: “Duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm nga minuta e parë. Luajtja e dy ndeshjeve në shtëpi na jep shansin për të marrë 6 pikë”. Për minutazhin e reduktuar: “Kam kaluar situata të ngjashme edhe më parë, nuk jam i shqetësuar”.

The post Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit… appeared first on Telesport.